Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, me vranësira të shtuara në Bullgarinë Veriore. Aty do të fryjë erë mesatare perëndimore, ndërsa në jug do të jetë pothuajse e qetë.
Me 18 shkurt do të fryjë erë mesatare, në Bullgarinë e Veriut era do të jetë e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në rajonet verilindore - më shpesh të konsiderueshme, por pothuajse nuk do të ketë reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 0 deri në 5°, më të ulëta do të jenë në disa rajone të Bullgarisë Jugperëndimore, në Sofje rreth 0°.
Gjatë ditës temperaturat do të rriten pak dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 15° dhe 20°, në Sofje rreth 15°.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar mbi malin Stara Pllanina, por reshje pothuajse nuk do të ketë. Aty do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në masivet jugore do të fryjë erë mesatare. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 3°.
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..
Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..