Tre bullgarë morën pjesë në garën për çmimin "Astrid Lindgren" në konkurrencë me 251 artistë nga 64 vende. Në mesin e të nominuarve janë disa nga emrat më të shquar të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në botë, transmeton BTA. Të nominuarit bullgarë janë Julija Spiridonova dhe ilustruesit Jasen Gjuzelev dhe Stella Drajs. Fituesi i çmimit do të shpallet në mars të këtij viti.
Jasen Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpitë botuese më të njohura në botë. Për disa vite Gjuzelev jetoi dhe punoi në Itali, duke ilustruar libra dhe duke punuar për revista në Milano, Torino dhe Firence. Ai bëri bujë me "Alice in Wonderland" ("Alisa në Vendin e Çudirave") të Lewis Carroll. Edicioni kanadez fitoi një Medalje Argjendi nga Shoqata Amerikane e Ilustruesve dhe Çmimin e Madh për dizanjimin e Kopertinës nga Instituti Amerikan i Arteve Grafike.
Kandidatja tjetër bullgare, Julija Spiridonova, është një skenariste dhe shkrimtare e pavarur. Ajo është autore e emisioneve për fëmijë dhe të rinj në BNT. Në konkurs për çmimin e madh mori pjesë edhe ilustruesja bullgare Stella Drajs, e cila jeton në Gjermani dhe ka marrë më shumë se një herë çmime ndërkombëtare për punën e saj.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..