Kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski propozon që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin e Vasill Levskit. Ai i dërgoi një letër kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev me idenë që Këshilli i Ministrave të shqyrtojë propozimin, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.
Rasti është pikërisht përkujtimi i 150-vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski - një nga personalitetet më të ndritura në historinë tonë kombëtare.
“Nëpërmjet këtij gjesti ne të gjithë do të shprehim respektin tonë të madh për heroin kombëtar të Bullgarisë, i cili ka kontribuar pa masë në ringjalljen e shpirtit bullgar dhe në çlirimin e Atdheut tonë. Përveçse ishte një person kozmopolit, Apostulli ishte edhe një nga donatorët në themelimin e Shoqërisë Letrare Bullgare në vitin 1869, pasardhës i së cilës është edhe Akademia Bullgare e Shkencave”, thuhet në letrën e Akademik Revallskit. Për herë të parë ky propozim u bë në vitin 2017. Më pas mori mbështetjen e një grupi të madh njerëzish, por nuk u vu në zbatim.
Aeroporti Ndërkombëtar i Sofjes (SOF/LBSF) është aeroporti më i madh dhe më i ngarkuar në Bullgari. Ndodhet rreth 10 km në lindje të qendrës së kryeqytetit. Mbi 35 linja ajrore kryejnë fluturime të rregullta pasagjerësh ose mallrash, si dhe programe turistike sezonale për në Sofje dhe nga Sofja.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv, sofia-airport.eu
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..