Nuk do të dërgohen ushtarakë bullgarë në Ukrainë dhe jashtë vendeve anëtare të BE-së, sipas një njoftimi të shërbimit për shtyp të qeverisë. Një vendim i Parlamentit të 48-të për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, autorizon pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë në Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së në Ukrainë (European Union Military Assistance Mission in Ukraine - EUMAM). Bëhet fjalë për një oficer shtabi në Belgjikë, deri në 5 oficerë dhe rreshterë në Poloni dhe Gjermani dhe deri në 50 ushtarakë në Bullgari apo në vendet e BE-së, thuhet në njoftim.
Bullgaria ka ndarë më shumë se 240 milionë euro për ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe 150 000 ukrainas kanë marrë ndihma në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Twitter.Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të krijuar një Mekanizëm për Koordinimin e Monitorimit dhe Kontrollit në lidhje me vënien e euros në Bullgari, si një garanci shtesë për kalimin e qetë në monedhën e vetme evropiane...
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari 2026, pasi tashmë i plotëson të gjitha kriteret, përfshirë inflacionin, njoftoi korrespondentja e..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas Weitz) kërkoi dhe mori në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian shtyrjen e votimit..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të..