Një vajzë 12-vjeçare u vra nga artileria ukrainase në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njoftoi BTA. Agjencia citon DPA dhe mediatë pavarura, sipas të cilave disa shtëpi dhe makina u dëmtuan nga granatimet. Gjithashtu u prekën disa vende në zonë, ka linja elektrike të dëmtuara. Autoritetet në rajonet kufitare të Rusisë, duke përfshirë Kursk dhe Brjansk, ankohen vazhdimisht për granatimet nga pala ukrainase gjatë vitit të kaluar, duke fajësuar Kievin për shumë viktima, lëndime dhe ndërtesa të shkatërruara. Lidhur me këtë, Rusia e kërcënonte vazhdimisht Ukrainën se do të synojë qendrat e komandës në kryeqytetin e saj nëse granatimet e territorit të saj vazhdojnë. Në të njëjtën kohë, përparimi i forcave ruse në Bahmut vazhdon. Lidhur me këtë presidenti ukrainas deklaroi se forcat ukrainase do ta mbrojnë qytetin, por jo me çdo kusht.
Në aspekt ndërkombëtar, lufta në Ukrainë është tema kryesore e Këshillit të Punëve të Jashtme sot, më 20 shkurt, në Bruksel. Në takimin ku do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, vendet anëtare do të shqyrtojnë propozimin e Estonisë për blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën. Gjatë forumit, ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të përfshijë masa të reja kufizuese ndaj energjetikës ruse. Nëse arrihet një vendim i tillë, vendi ynë nuk do ta mbështesë atë dhe sipas të gjitha gjasave do të vendosë veton, siç theksoi presidenti Rumen Radev në Këshillin e fundit Evropian. Pas këshillit, u bë e qartë se Bullgaria dhe disa vende të tjera do të kërkojnë një derogim. Paketa e ardhshme evropiane e sanksioneve do të shpallet rreth 24 shkurtit, datës në të cilën para një viti filloi ofensiva ruse në Ukrainë.
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin Papperger. Gjatë bisedimeve u bë e ditur se, brenda tre javëve të ardhshme, duhet të përgatiten..
Tendenca për të emëruar përkohësisht drejtues të ambasadave të Bullgarisë nëpër botë nuk duhet të kthehet në normë, gjë për të cilën aktualisht ka tregues. Presidenti Rumen Radev e bëri këtë thirrje ndaj qeverisë përmes mediave, gjatë një vizite në..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion Kombëtare Bullgare. "Bullgaria po bëhet një destinacion më i arritshëm dhe euroja mund të jetë një..
Kompania shtetërore Bulgargaz propozon që çmimi i gazit natyror për shtatorin të jetë 60.99 leva (31,18 euro) për një megavat-orë (pa taksa për aksesin,..
Një autobus me 24 migrantë, i drejtuar nga një shofer bullgar, u kap më 24 gusht në mbrëmje në zonën e fshatit Llozenec, komuna Carevo, tha për bTV..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..