Në vitin 2023, Filarmonia e Plevenit feston 70 vjetorin e saj. Ajo e bën këtë me një sërë koncertesh, i pari prej të cilave, i drejtuar nga Borisllav Jocov, ia dha fillimin e ngjarjeve festive. Në fakt, ky program është një ngjarje, sepse përfshin tre vepra të reja, interesante dhe disi të pazakonta të Hristo Jocovit - një muzikant i famshëm xhaz, por me një arsim serioz klasik, profesor në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov", një person me autoritet të madh mes kolegëve të tij.
“Më 17 shkurt në Pleven u mbajt premiera e kësaj “aventure të madhe”, të cilën e ndërmorëm me Ljubomir Gjakovskin, drejtor i Filarmonisë së Plevenit – vë në dukje prof. Jocov. - Prezantuam për herë të parë veprat e mia, Koncertin për trumpet, trombon dhe orkestër me solistët Mihaill Josifov dhe Velisllav Stojanov dhe "Pikturat nga dy botë" - një koncert për marimba dhe orkestër kompozuar për Vasilena Serafimovën - një muzikante e shkëlqyer, aktualisht me karrierë të suksesshme në Evropë dhe botë.
Mezi e pres takimin me publikun më 21 shkurt në sallën "Bullgaria", shton Hristo Jocov.
Për Vasilena Serafimovën, pjesëmarrja në koncerte sjell emocion të veçantë – ato janë një rast për ta zëvendësuar për një kohë të shkurtër Parisin, ku ka jetuar dhe krijuar vitet e fundit, me vendlindjen e saj Pleven dhe për të luajtur me orkestrën me të cilën është rritur, sipas fjalëve të saj.
“Vepra kombinon muzikën klasike dhe improvizuese në një mënyrë delikate dhe interesante. Ka “momente të hapura” ku improvizojmë së bashku, frymëzojmë njëri-tjetrin dhe i bëjmë gjërat në moment. Ky është më tepër një koncert klasik, në të cilin ndihet ndikimi i folklorit bullgar dhe i muzikës ballkanike. Muzika në të dy koncertet është plot ngjyra, e gjallë, nuk përsëritet kurrë” – thotë Vasilena Serafimova.
Foto: plevenphil.com
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..