Gjuha amtare është ajo që i dallon njerëzit e kombeve të ndryshme, por në të njëjtën kohë i afron ata që e flasin. Ne të gjithë e duam gjuhën tonë amtare, por duke qenë se njerëzit janë qenie shoqërore, ata mund të mësojnë gjuhë të tjera dhe kështu të njohin një kulturë tjetër.
Në Sofje, kryeqyteti i Bullgarisë, ka shumë vende ku të ashtuquajturit “ekspat” (nga latinishtja ex “nga” dhe patria “atdheu” – pra njerëz që jetojnë në një vend të huaj) takohen dhe komunikojnë me të tjerët.
Si përshëndesin njëri-tjetrin më 21 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare?
Edhe ne Ju përgëzojmë për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, sepse ajo është lidhja me rrënjët tona dhe thelbi i identitetit tonë. Dhe Radio Bullgaria i “flet” audiencës së saj në 11 gjuhë - një diversitet që hap dyert e informacionit nga dhe për Bullgarinë dhe arrin një auditor prej milionash anembanë globit!
Ideja për të shënuar 21 shkurtin si Ditë Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare u iniciua nga... Bangladeshi. Kështu që falënderojmë për këtë ide të mirë dhe urime për të gjithë ata që flasin gjuhën bengale: আন্তর্জাতিকমাতৃভাষাদিবসেরশুভেচ্ছা!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..