Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

150 vjet nga vdekja e Apostullit

Galeria Kombëtare "Kuadrat 500" i bën homazhe Vasill Levskit me një ekspozitë dhe një hapësirë të re

Foto: Vesella Krësteva

“Nuk ka rëndësi se kemi qenë nën zgjedhën turke. Tashmë njerëzit janë ndryshe, nuk kanë faj për historinë dhe është mirë t'i ndihmosh”- i thotë shoqes së saj një vajzë 14-vjeçare. Duket qartë se biseda ka të bëjë me tërmetin në Turqi dhe Siri dhe viktimat e tij, por po ndodh disa metra larg Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski në Sofje.

"Koha për të ndihmuar është tani - të ardhurit e vonuar nuk do të jenë miqtë tanë" – fjalë të Levski drejtuar një bullgari të pasur në Vllahi, 6 tetor 1871.

Nxënësit me lule në duar ecin drejt monumentit, për të nderuar emrin dhe veprën e bullgarit të madh. Në monument takojmë edhe Stanka Mlladenovën, e cila ka ardhur me nipin e saj shtatëvjeçar Denisllav.

“Çdo vit vijmë, por sepse tani është i sëmurë dhe nuk mund të vinte me klasën, e solla unë. Ishte shumë i emocionuar, madje kishte mësuar një poezi për Levskin. Ai është shumë krenar që ka arritur deri këtu”.

“Atë që folëm dhe shkruam dje, duhet ta mbajmë sot para syve, që nesër të mos na qeshin njerëzit në punë” – Vasill Levski

Kjo krenari dhe vlerësim ndihet jashtëzakonisht fuqishëm sot në këtë vend të paharrueshëm. Dhe vetëm pak hapa larg monumentit, gjendemi përballë hapësirës së parë artistike kushtuar Apostullit - një kënd i Galerisë sonë Kombëtare “Kuadrat 500”, e cila na mirëpret me testamentet e tij dhe ekspozitën multimediale "Rrëfimi i Levskit".

Projekti na ofron një afërsi emocionale me personin që qëndron pas imazhit. “Ky është një nga elementët më të rëndësishëm në Programin Kombëtar për shënimin e 150-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar”, tha gjatë prezantimit zëvendësministri i kulturës Prof. Dr. Pllamen Sllavov.

Zëvendësministri i Kulturës Pllamen Sllavov, drejtoresha e Akademisë Kombëtare të Arteve Jara Bubnova, Vasill Vasilev dhe Ivo Milev (nga e majta në të djathtë)

Tetë vjet – kaq kohë ishte e nevojshme për realizimin e idesë për të pasur një vend të veçantë në Sofje kushtuar Vasill Levskit, ku të rinjtë mund të vijnë, të mësojnë më shumë dhe madje të blejnë libra për të, tha para Radio Bullgarisë Vasill Vasilev, kryetar i Komitetit Mbarëbullgar. Dhe duke qenë se jemi në territorin e artit - Galerinë Kombëtare të Arteve, prezantimi i heroit tonë kombëtar nuk bëhet përmes ekspozimit të artifakteve dhe sendeve personale, por përmes teknikave artistike.

Sapo hyni në hapësirën e errësuar, ju përshëndesin besëlidhjet e tij të shkruara nga drita që zhduken për t'u rishfaqur. Në hapësirën e librave gjenden libra historikë me vlerë, studime dhe botime më të fundit me zbulime nga fondi i Komitetit Mbarëbullgar dhe Muzeu Kombëtar Vasill Levski-Karllovo. Dhe në vetë sallën e vogël, në një video-mur me përmasa të mëdha, me ndihmën e teknologjisë holografike, “ringjallen” momente të rëndësishme nga jeta e njërit prej simboleve të lirisë dhe unitetit bullgar.

Vendi është projektuar dhe rinovuar pikërisht sipas nevojave të projektit multimedial “Rrëfimi i Levskit”, mësojmë nga Ivo Milev, producent i projektit. Skenari dhe atmosfera janë riprodhuar përmes kostumeve dhe rekuizitave karakteristike të asaj periudhe në një rrëfim të qetë filmik të regjisorit Dimitër Goçev, bazuar në skenarin e Neli Dimitrovës. Ai synon të na tregojë njeriun Levski.

“Sigurisht që janë përdorur shumë dokumente dhe studime historike, por ky nuk është një film historik. Është një vepër arti. Ai bën një sugjerim dhe ndikon mbi emocionet e njerëzve. Njohuria dhe informativiteti vijnë në vend të dytë. I tillë është roli i “Rrëfimit të Levskit”. Është shumë e vështirë të punosh me imazhin e Vasill Levskit, sepse ky është një person për të cilin secili e ka përfytyrimin e vet personal.” – thotë Milev.

“Duhen vepra, jo fjalë”, shkruan Levski.

“Ideologjia e Levskit, duke gjykuar nga besëlidhjet e tij, është mënyra më e drejtë e zgjidhjes së problemeve tona – thotë Vasill Vasilev. - Asnjë politikan bullgar nuk dëshiron ta kuptojë këtë. Nëse populli bullgar mund të bashkohet, kjo mund të ndodhë vetëm rreth personalitetit, punës dhe besëlidhjeve të Levskit. Ato mund të na çojnë përpara” – thotë kryetari i Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski”.

Duke dalë nga galeria, përsëri gjendemi përballë monumentit të Vasill Levskit në qendër të Sofjes. Dy gra të moshuara lënë trëndafila të kuq.

“I lamë lule Apostullit për punën e tij, për dashurinë e tij për vendin, për ta adhuruar dhe për të mos e harruar. Çdo vit e bëjmë, sepse e duam, se ai e donte atdheun e tij”, na thotë njëra prej grave dhe e vazhdon rrugën e saj.

“Unë, Vasill Levski, i lindur në Karllovo, i lindur nga një nënë heroike bullgare, nuk do që të jem as turk, nuk dua që edhe fisi im i vogël ta përjetojë këtë” - nga autobiografia e papërfunduar me rimë nga blloku i Vasill Levskit.

Ekspozita "Rrëfimi i Levskit" do të jetë e hapur gjatë gjithë vitit 2023 me hyrje falas.


Publikimi është në kuadër të një projekti të realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, sipas Programit Kombëtar për përkujtimin e 150 vjetorit të vdekjes së Vasill Levskit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Vesella Krësteva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD