Që nga java e ardhshme, shteti do të fillojë të informojë rregullisht shoqërinë për praktikat e formimit të çmimeve të ushqimeve. Sqarimi i kësaj është faza e parë që po ndërmerr shteti në lidhje me çmimet e larta, tha ministri i bujqësisë Javor Geçev në hapjen e forumit AGRA në Plovdiv, cituar nga BTA. Sipas Geçevit ka rritje spekulative të çmimeve, ku më së shumti anomali janë vërejtur te bulmetrat. Ai theksoi se nuk është normale që disa ushqime të prodhuara në vendin tonë të kenë çmime më të larta se ato të prodhuara në Francë apo Itali p.sh. Shteti do të fillojë me monitorimin e statistikave për çmimet e produkteve të ngjashme edhe në vendet fqinje të Bullgarisë. Ministri vuri në dukje se tekstet ligjore që lidhen me përcaktimet e praktikave të padrejta janë duke u saktësuar, kështu që t'i mundësojnë shtetit marrjen e masave shtesë.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..