Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Donski luajti dy ndeshje të suksesshme në turneun e tenisit në Tunizi

Aleksandër Donski
Foto: Federata Bullgare e Tenisit

Aleksandër Donski shënoi dy fitore dhe u kualifikua në raundin e dytë në single dhenë çerekfinale në dyshe në turneun e tenisit në Monastir (Tunizi) me një fond shpërblyes prej 25 mijë dollarësh.

Ndërkohë, tre bullgarë u kualifikuan në çerekfinalen në dyshe të turneut në Antalia (Turqi) me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh.

Gabriell Donev dhe Ilijan Radullov do të luajnë në turin e dytë me liderët në skemë. Janaki Milev dhe Matthias Ujvary (Austri) mposhtën vëllezërit sllovenë Mak dhe Nik Mikoviq.

Të mërkurën, Milev, Donev dhe Radullov fillojnë pjesëmarrjen e tyre në single.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD

Në Sofje fillon turneu i çiklizmit në vend

Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..

botuar më 24-08-24 6.15.PD
Magdalena Hristova

Magdalena Hristova me titullin e tretë botëror në kërcim së gjati

Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).

botuar më 24-08-21 7.12.MD