Gatishmëria greviste u shpallën nga Asociacioni Kombëtar i Prodhuesve të Drithërave në Bullgari në lidhje me krizën në sektorin e shkaktuar nga importi intensiv i drithërave dhe kulturave vajore nga Ukraina. Në një deklaratë ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë masa urgjente për mbrojtjen e degës. Asociacioni gjithashtu informon se janë duke biseduar me kolegët e tyre nga Polonia dhe Rumania për protestat e ardhshme, njoftoi korrespondentja jonë në Dobriç, Maja Shtërbanova. “Fermeri evropian, përfshirë edhe atë bullgar, është përgjegjës dhe plotëson me përpikëri kërkesat për ushqim dhe bujqësi më të shëndetshme që mbron trashëgiminë për fëmijët tanë. Kjo është arsyeja që nuk mund të konkurrojë me mallrat që vijnë nga vendet e treta”, saktësojnë prodhuesit e drithërave.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..