Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov ka konfirmuar se ka marrë një letër nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell për furnizimin me municione për Ukrainën. Dje, Borell u dërgoi letra të gjithë ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare duke kërkuar që t'i siguronin Ukrainës municione të disponueshme në magazinat e tyre. Sipas ministrit, ka dokumente të qarta se çfarë rezervash municioni duhet të mbajë Bullgaria. Nëse këto rezerva shkelen, qëndrueshmëria dhe aftësitë e ushtrisë bullgare do të dëmtoheshin.
Stojanov deklaroi kategorikisht se në lidhje me ndihmën për Ukrainën, ministria ka zbatuar me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor. "Sigurimi i sistemeve raketore kundërajrore për Ukrainën pa u zëvendësuar me të tjerë do të thotë vetëm një gjë - humbje e sovranitetit ajror. Duke pasur parasysh faktin se aviacioni ynë luftarak është në gjendje të rëndë, dhënia e sistemeve tona raketore kundërajrore është një minus i madh dhe ne nuk do të mund të mbrojmë qiellin bullgar”, ishte kategorik ministri.Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..
Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës..