“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si problem të konsiderueshëm. Këtë e tregon një anketë e Shoqatës së Prindërve, në të cilën morën pjesë..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë shtypi me temë "Prindërimi i detyrueshëm i përbashkët - një eksperiment i rrezikshëm me fëmijët e..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..