Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kishë me katër fletë e bërë prej qelqi, lipsane trupash të tëra martirësh - Zalldapa antike zbulon sekretet e saj

10
Kisha në formë katërfletësh - katërkonkale - nga fillimi i shekullit të VI-të në Zalldapa
Foto: Arkiv i Prof.Georgi Atanasov

Studimet e para të qytetit antik Zalldapa datojnë në vitet 1906-1910 dhe janë kryer nga babai i arkeologjisë bullgare, Karell Shkorpill. Atëherë u konstatua se themelet e saj u hodhën nga vetë Konstantin i Madh në fillim të shekullit të IV pranë fshatit të sotëm Abrit në rajonin e Dobruxhës.

Bazilika peshkopale e Zalldapës me rezidencën i peshkopit (në këndin juglindor) nga shekulli VI - 62x22 m!
Bazilika peshkopale e Zalldapës me rezidencën i peshkopit (në këndin juglindor) nga shekulli VI - 62x22 m!

Zalldapa njihet edhe si vendlindja e gjeneralit të famshëm bizantin Vitalian, i cili udhëhoqi dy rebelime kundër qeverisë qendrore dhe e shpalli veten perandor në vitet e para të shekullit të VI-të. Në atë kohë, qyteti i fortifikuar ishte një qendër kryesore të krishtere në këtë pjesë të perandorisë, gjë për të cilën dëshmojnë gjurmët e gjashtë kishave të hershme të krishtera nga fundi i shekullit IV deri në shekullin e VI, mësojmë nga Prof.Georgi Atanasov. Ai është udhëheqës i një ekipi ndërkombëtar, i cili bashkon përpjekjet e specialistëve nga Bullgaria, Franca, Kanadaja, Shqipëria dhe Italia, që po heton rajonin. “Dy vjet më parë, bëmë një zbulim të madh në Zalldapa – gërmuam një kishë të pazakontë në formën e një katërfletëshe”, thotë profesori. Ajo ishte e mbuluar tërësisht me dritare të mëdha xhami, falë të cilave drita depërtonte lirshëm brenda dhe ndriçonte afresket e bukura. Tempulli prej qelqi ishte i kurorëzuar me një kube dhe kishte shumë harqe, të cilat i jepnin një bukuri të veçantë. Dhe me shume:

Pjesë e mozaikëve në kishën katërfletëshe - tetrakonh në Zalldapa nga fillimi i shekullit të VI-të
Pjesë e mozaikëve në kishën katërfletëshe - tetrakonh në Zalldapa nga fillimi i shekullit të VI-të

“Me dekorim të mrekullueshëm mermeri të ruajtur pothuajse tërësisht, një foltore të jashtëzakonshme nga e cila predikonte peshkopi, dhjetëra kapitele…. - thotë Prof.Georgi Atanasov. - Por më emocionues ishte zbulimi i mozaikut të dyshemesë. Dyshemeja e të gjithë kishës ishte e mbuluar me pllaka mozaiku, të cilat janë të ruajtur mirë. Në Bullgari ka vetëm dy kisha të ngjashme me katër fletë - në Perushtica dhe në Stara Zagora. Në të gjithë botën e krishterë - në Azi, Afrikën e Veriut dhe Evropë, nuk janë gjetur më shumë se 30 tempuj të ngjashëm nga kjo epokë. Ndërtimi i kësaj kishe kërkonte shumë burime, arkitektë dhe ndërtues të kualifikuar mirë. Deri më tani, me pjesëmarrjen aktive të ekipit ndërkombëtar, zbuluam 70 për qind të planit të saj.”

Kripta më e madh për lipsane të shenjta në tokat bullgare - në Bazilikën nr. 4 në Zalldapa nga fundi i shekullit të IV-të - rreth 30 metra katrorë
Kripta më e madh për lipsane të shenjta në tokat bullgare - në Bazilikën nr. 4 në Zalldapa nga fundi i shekullit të IV-të - rreth 30 metra katrorë

Nën rezidencën e peshkopëve, arkeologët gjetën një kishë më të hershme nga fundi i shekullit të IV me kriptën më të madhe për lipsane të shenjta në trojet bullgare. Ajo ka tri dhoma dhe është e mbuluar me afreske.

Zalldapa është e pashembullt me ​​5 kriptat e saj të mëdha, gjë që tregon se këtu kishte një peshkop dhe se qyteti kishte legjitimitet aq të lartë dhe donatorë kaq bujarë sa u bë themeli i kulturës dhe qytetërimit të krishterë në këtë pjesë të Perandorisë Romake”, thotë. Prof. Atanasov.

Kripta për lipsanet e shenjta të bazilikës peshkopale
Kripta për lipsanet e shenjta të bazilikës peshkopale

Rezulton se në Zalldapa pothuajse çdo kishë ka kripta të mëdha për lipsane të shenjta. Por ajo që i shqetëson arkeologët është se në relikare nuk ishin vendosur pjesë të veçanta të trupit, por trupa të tërë dëshmorësh. Dhe shpjegimi është se:

“Sipas kalendarëve kishtarë dhe jetëshkrimeve të shenjtorëve, rreth 140-150 shenjtorë të hershëm të krishterë shkëlqejnë në Dobruxha gjatë persekutimeve të mëdha në perandori në fillim të shekullit të IV-të. Nuk ka asnjë krahinë tjetër në Gadishullin Ballkanik dhe në Evropën Qendrore ku të kemi kaq shumë shenjtorë martirë në një vend. Dhe meqenëse ligji romak lejonte që edhe kriminelët të varroseshin, këta të krishterë të hershëm të prerë, të djegur, të vrarë kishin të drejtën e një varri. Dhe kur krishterimi u bë një fe e imponuar, pas perandorit Konstantin të Madh, të krishterët mundën të merrnin lipsanet nga nekropolet dhe t’i vendosnin në tempuj për të shenjtëruar altarët e kishave me to. Kjo nuk ka analoge në praktikën e Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë” – përfundon Prof. Georgi Atanasov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Arkiv i Prof.Georgi Atanasov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Provadia - Kriporja" është kandidate për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..

botuar më 25-03-14 6.36.MD

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...

botuar më 25-03-09 10.05.PD

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..

botuar më 25-03-07 7.05.PD