Një punishte argëtuese për bërjen e veroreve dhe tekstilit organizohet të shtunën (25.02) nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje (në rrugën “Opëllçenska” 66). Aty nga ora 11 deri në orën 13, secili jo vetem që mundet të krijojë një verore sipas shijeve të tij, por edhe mund të hyjë në rolin e "mjeshtrit basmaxhi". Ky është një zanat i vjetër dhe përfaqëson printim artistik në tekstile, duke përdorur stampa druri të punuara posaçërisht. Falë tij, veshja e bullgarëve të vjetër ka qenë kaq shumëngjyrëshe.
Prej orës 17:30 do të nisë koncerti-performanca “ Kukera, Maska dhe Role”, organizuar pikërisht në prag të festës së Ditës së Faljes.
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloDitën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..