Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Radev: Kriza politike vonoi hyrjen tonë në Eurozonë

Dimitër Radev
Foto: BGNES

Kriza politike është në themel të vonesës së pranimit të Bullgarisë në Eurozonë. Këtë e deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në daljen e tij të parë publike, pasi u bë e qartë se data e synuar - 1 janari 2024, nuk mund të arrihet dhe hyrja në bashkimin valutor do të vonohet me të paktën një vit për shkak të inflacionit të lartë dhe mospranimit të disa ligjeve. Me formimin e legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, kabineti zyrtar do të prezantojë edhe një herë projektligjet e nevojshme për ta çuar vendin tonë përpara në rrugën e euros, tha ministrja e financave Rosica Vellkova.

“Shpresojmë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës për të konsoliduar vendin e saj në familjen evropiane dhe për të konfirmuar vendin e saj në zemër të projektit evropian”, tha sot Dombrovskis, i cili mori pjesë në konferencën “Bullgaria në rrugën drejt euros”, që po zhvillohet në Sofje. Sipas të ftuarit, adoptimi i euros ndihmon në nxitjen e investimeve të huaja dhe të brendshme, duke çuar në rritje më të lartë ekonomike dhe më shumë vende pune.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja shënon Ditën Botërore të Qenit me nisma të ndryshme

Me rastin e Ditës Botërore të Qenit, në Sofje janë organizuar aktivitete të ndryshme, raportoi BTA. Për shembull, në Aeroportin “Vasill Levski” – Sofje, në sallonin “Pasagjerët në nisje” të Terminalit 2, qeni terapist Smajli dhe kujdestarja e tij..

botuar më 25-08-26 9.20.PD

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis..

botuar më 25-08-25 7.40.MD
Bojko Borisov dhe Armin Papperger

Bullgaria dhe “Rheinmetall” do të ndërtojnë së bashku dy fabrika ushtarake

Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin Papperger. Gjatë bisedimeve u bë e ditur se, brenda tre javëve të ardhshme, duhet të përgatiten..

botuar më 25-08-25 5.16.MD