Mbi 43 500 janë viktimat tashmë të konstatuara të tërmeteve në Turqi
Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 43 500 persona humbën jetën e tyre si pasojë e tërmeteve me epiqendër Kahramanmarash në Turqi, njoftoi Radio Televizioni Turk. Që nga tragjedia e 6 shkurtit, në zonat e prekura u ngritën 22 spitale fushore nga 19 vende. Sipas ekonomistëve, tërmeti mund t’i kushtojë Ankarasë deri në 100 miliardë dollarë për të rindërtuar banesat dhe infrastrukturën, njoftoi BNT. Turqia po heton aktualisht kontraktorët e ndërtimit të dyshuar për shkelje të standardeve të sigurisë që çuan në numrin e madh të të dëmtuarve, njoftoi Reuters, duke cituar ministrin e brendshëm Sjulejman Sojllu. Deri më tani janë mbi 560 sipërmarrës të dyshuar dhe 160 u arrestuan.
Ministret e punëve të jashtme dhe të brendshme të Gjermanisë, Analena Berbok dhe Nansi Fajzer vizituan Kahramanmarasin e goditur nga tërmeti. Ndihma e dhënë nga Gjermania për Turqinë për të përballuar krizën e rëndë arriti në 108 milionë euro. Krahas kësaj ndihme, sipas BNT, Berlini planifikon të përshpejtojë dhënien e vizave për të dëmtuarit e tërmetit që duan të vizitojnë të afërmit në Gjermani për disa muaj. Diaspora më e madhe turke në botë është pikërisht në Gjermani.
Mirosllav Lajçak ftoi Serbinë dhe Kosovën për dialog në Bruksel
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë, Zhozep Borell, organizon të hënën, më 27 shkurt, në Bruksel, një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pjesëmarrjen e konfirmuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Plani që mendoj se do ta miratojmë do të bëhet i detyrueshëm për të dyja vendet, pas tij do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, i cili duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse para hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në BE”, deklaroi Lajçak. Vuçiç paralajmëroi se në takim do t’u përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, transmeton BTA. Vijat e kuqe janë zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mos lejimi i pranimit të saj në OKB, si dhe garantimi i sigurisë së serbëve në Kosovë.
Një bojkot në stilin grek kundër çmimeve të larta të ushqimeve
Çmimet e bulmetrave në Greqi u rritën me 50-80 për qind krahasuar me vitin e kaluar. “Të blesh 1 litër qumësht dhe 1 kg djathë në Greqi është tashmë një luks i madh”, komentoi Katja Peeva, korrespondentja e BNR-së atje. Kjo bëri që Bashkimi i Konsumatorëve në vend të ftojë njerëzit të kufizojnë blerjen e bulmetrave nga të gjitha kompanitë për një javë. Ende nuk dihet rezultati për kompanitë, por ajo që dihet është se çmimet nuk u rritën gjatë periudhës së bojkotit.
Një bojkot njëmujor u shpall nga Bashkimi i Konsumatorëve dhe për zinxhirët kryesorë të ushqimeve që janë përfshirë në “listën e zezë” të publikuar nga Ministria greke e Zhvillimit. Kompanitë në të rritën çmimet në mënyrë të palogjikshme dhe madje dy herë në javë. Vetëm për njërin prej këtyre zinxhirëve, gjoba për praktika të padrejta shkon në 319 mijë euro.
Krahas shembullit grek, thirrjet për bojkot kundër çmimeve të larta u dëgjuan edhe në Bullgari. Një pyetje tjetër është nëse një gjë e tillë mund të ndodhë në vendin tonë.
Një anije u bllokua në Shqipëri me dyshimin se transportonte naftë ruse
Policia shqiptare bllokoi një anije me flamur liberian që dyshohet se transportonte naftë me origjinë ruse. Ky bllokim është i pari që nga hyrja në fuqi e embargos së BE-së ndaj naftës dhe produkteve të naftës nga Federata Ruse dhe u bë në portin Adriatik të Durrësit. Operacioni me emrin e koduar “Embargo”, u krye në bazë të informacioneve të marra nga inteligjenca e policisë. Anija u nis nga Azerbajxhani dhe më pas u ngarkua me 22 500 tonë naftë nga një anije tjetër në portin e Kalamatës në Greqi. Policia shqiptare bën me dije se ngarkesa u transportua pa dokumentacionin e nevojshëm. Ekuipazhi prej 22 personash u ndalua deri në zbardhjen e rastit.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ЕPА/BGNES, Facebook/ MiroslavLajčák, Facebook/ Policia e ShtetitNjë maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..