Numri i të huajve që studiojnë arsimin e lartë në Bullgari në vitin 2022 u dyfishua, nga 4 në 8 për qind, krahasuar me vitin 2013. Këtë e tregojnë të dhënat nga Harta Kombëtare e Arsimit të Lartë në Bullgari. Vendi ynë është lider në BE për sa i përket përqindjes së studentëve të huaj në specialitete mjekësore, përkatësisht 58 për qind, njoftoi reporteri Andrej Borisov. Specialitete të tjera të preferuara nga të huajt janë stomatologjia, mjekësia veterinare, muzika, detaria dhe aviacioni. Shumica janë të rinj nga Italia, India, Britania e Madhe, Greqia, Japonia dhe SHBA. Në Bullgari ata janë të tërhequr nga cilësia e lartë e mësimdhënies dhe çmimet e ulëta. Tarifat për studentët e BE-së variojnë nga 300 euro deri në 1900 euro në vit, dhe nga vendet e treta nga 1800 euro deri në 4000 euro. Vështirësi hasin studentët e vendeve të treta, ato lidhen kryesisht me procesin e dhënies së vizës, i cili ndonjëherë zgjat deri në 4 muaj dhe studentët refuzojnë. Prandaj, Përfaqësia Kombëtare e Këshillave Studentorë në Bullgari u bën thirrje autoriteteve që të ulin barrën administrative.
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..
Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..