Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha”. Në finalen e kategorisë më të lehtë për femra, bullgarja 38-vjeçare mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Saidakhan Rahmonova (Uzbekistan).
Pas saj, më shumë ar i solli Bullgarisë Svetllana Kamenova në kategorinë deri në 57 kg pas fitores ndaj kinezes Xu Zichun me 4:1 vota të gjyqtarëve dhe Stanimira Petrova në kategorinë deri në 54 kilogramë, e cila mposhti polaken Sandra Drabik me votim unanim të gjyqtarëve - 5:0.Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..
Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..