Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekorojnë ambasadorin ukrainas në fund të mandatit të tij në Bullgari

Shkëlqesia e Tij Vitali Moskalenko
Foto: Irina Nedeva, BNR

Presidenti Rumen Radev do ta dekorojë ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë Vitali Moskalenko me Urdhrin e Kalorësit të Madarës të shkallës së parë, njofton zyra e shtypit e Presidencës. Çmimi shtetëror i jepet në fund të mandatit të Moskalenkos për punën e tij në kushtet e vështira të luftës kundër Ukrainës, si dhe për meritat e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Ukrainës.

Ambasadori Moskalenko do të zëvendësohet nga Olesja Ilashçuk.

Ndërkohë, shefi i CIA-s dhe ish-ambasadori amerikan në Moskë, William Burns, vuri në dukje para BBC se presidenti rus Vladimir Putin është i bindur se do ta fitojë luftën duke rraskapitur Ukrainën, sepse ai e vlerëson situatën si të pafitueshme në këtë fazë.

Për sa i përket palës ukrainase, për të nisur një kundërofensivë në shkallë të gjerë, ajo thekson se i duhen jo vetëm tanke, por edhe avionë luftarakë modernë. Sipas ministrit të mbrojtjes Oleksij Reznikov, çështja e kontrollit mbi qiellin është kyçe për veprimet e ardhshme të ushtrisë ukrainase.

Armatimet e reja për Ukrainën e shtynë paraardhësin e Putinit dhe nënkryetarin aktual të Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitri Medvedev, të paralajmërojë se furnizimet e vazhdueshme me armë për forcat ukrainase krijojnë rrezikun e një katastrofe bërthamore globale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis..

botuar më 25-08-25 7.40.MD
Bojko Borisov dhe Armin Papperger

Bullgaria dhe “Rheinmetall” do të ndërtojnë së bashku dy fabrika ushtarake

Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin Papperger. Gjatë bisedimeve u bë e ditur se, brenda tre javëve të ardhshme, duhet të përgatiten..

botuar më 25-08-25 5.16.MD

Presidenti pret propozime për ambasadorë në kryeqytete kyçe

Tendenca për të emëruar përkohësisht drejtues të ambasadave të Bullgarisë nëpër botë nuk duhet të kthehet në normë, gjë për të cilën aktualisht ka tregues. Presidenti Rumen Radev e bëri këtë thirrje ndaj qeverisë përmes mediave, gjatë një vizite në..

botuar më 25-08-25 4.56.MD