Në ditën kur Ekzarkia Bullgare shënon 153 vjet nga themelimi i saj, Shenjtëria e Tij Patriarku bullgar Neofit u bëri thirrje laikëve që në ditët e Kreshmës së Madhe të forcojnë edhe më shumë lutjen personale dhe të përbashkët për paqen në botë. Duke bekuar të gjithë ortodoksët, Patriarku Neofit i ftoi ata të tregojnë dashuri, bamirësi dhe dhembshuri të vërtetë të krishterë ndaj atyre që kanë nevojë.
“Të mbajmë kreshmën me akoma më shumë zell, me shpresën se njerëzimi do të jetojë në paqe me mirënjohje ndaj Krijuesit dhe Parashikuesit të Tij dhe për lavdërimin e emrit të Tij të shenjtë”, thuhet edhe në mesazhin e Shenjtërisë së Tij, i cili uron që javët e ardhshme të Kreshmës së Madhe të jenë në dobi shpirtërore të të gjithë besimtarëve.
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..