Bullgaria nuk e shfrytëzon plotësisht shtrirjen dhe mundësitë e saj gjeografike dhe kjo është kyçe për biznesin bullgar. Një mendim të tillë e shprehu presidenti Rumen Radev në takimin me përfaqësuesit e Asociacionit të Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë. Sipas presidentit, vendi ynë duhet të hapet edhe më shumë ndaj vendeve të tjera fqinje, transmetoi BTA. “Konektiviteti i transportit në të gjitha aspektet, jo vetëm në energjetikë, konektiviteti real i transportit duhet të ketë një kapacitet shumë më të madh në mënyrë që vendi ynë të përfitojë nga pozita e tij gjeografike”, komentoi Radev. Ai njoftoi se vjen vizita e presidentit të Rumanisë, Klaus Johanis, në Bullgari dhe shprehu shpresën se do të fillojë ndërtimi i së paku edhe një ure tjetër, e tretë mbi lumin Danub.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..