Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kanale televizive ruse transmetuan sinjale të një sulmi raketor

Foto: EPA/BGNES

Disa kanale televizive dhe stacione radio në Moskë dhe në rajonin e Leningradit të Rusisë, si dhe në Krime, transmetuan sinjale të një sulmi raketor. Informacioni vjen nga radio bjelloruse Mir, e cila njofton në kanalin e saj zyrtar telegram për ndërprerjen me qëllim të keq të transmetimit të kanaleve ruse 2x2 dhe TNT4. Ndërkohë agjencia TASS njofton për tre dronë që ranë në rajonin e Belgorodit, njëri prej të cilëve u përplas me një ndërtesë banimi.

Më herët këtë mëngjes, Ukraina shpalli një alarm ajror në rajonet Poltava, Harkov dhe Dnipropetrovsk. Situata ushtarake mbetet e rëndë në zonën e qytetit Bahmut, i cili është në qendër të ofensivës ruse në Ukrainën Lindore. Sipas komandantit të forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral-kolonel Oleksandër Sirski, megjithë humbjet e konsiderueshme, njësitë më të përgatitura sulmuese të formacionit ushtarak “Wagner” po përpiqen të çajnë mbrojtjen e trupave ukrainase dhe të rrethojnë qytetin, transmeton BTA. Njësitë ruse po përpiqen të ndërpresin linjat e furnizimit të mbrojtësve ukrainas të Bahmut, gjë që do t’i jepte Rusisë fitoren e saj të parë të madhe në më shumë se gjysmë viti dhe do t’i hapte rrugën kapjes së qendrave të fundit urbane në rajonin e Doneckut. Sipas analistit ushtarak ukrainas Oleg Zhdanov, pjesa jugore e Bahmutit është e vetmja zonë nën kontrollin e Ukrainës, ndërsa situata në të gjitha të tjerat është e paparashikueshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD