Ministri i Energjisë Rosen Hristov, i cili ndodhet në Stokholm për një takim jozyrtar të Këshillit të Bashkimit Evropian me temë “Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjetika”, vuri në dukje se vendi ynë ende mbështetet tek Rusia për mirëmbajtjen e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Prandaj, sipas tij, sanksionet e mundshme kundër industrisë bërthamore ruse do të rrezikonin punën e termocentralit bullgar. Në kryeqytetin suedez, Hristov u takua me homologun e tij ukrainas, Herman Hallushçenko dhe të dy diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në energjinë bërthamore, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve ruse për Centralin Atomik Elektrik “Belene” në Ukrainë. Sipas Hristov, analiza e tregut rajonal të gazit do të tregojë se ku duhet të bëhen investime në infrastrukturë që të ketë kthim maksimal, si dhe çfarë llojllojshmërie të furnizimeve mund të arrihet. Lidhur me këtë, Rosen Hristov ftoi palën ukrainase t’i bashkohet nismës për studimin e tregut të gazit në vendet e Evropës Juglindore dhe Qendrore. Ministri i Energjisë së Ukrainës e vlerësoi idenë si jashtëzakonisht të mirë dhe theksoi se për Ukrainën kjo është një çështje shumë e rëndësishme.
Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..
30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së..
Futja e pritur e monedhës së vetme evropiane nga 1 janari 2026 është një nga shumë temat që e ndajnë shoqërinë. Përveçse është një shkak për përplasje politike, euroja është gjithashtu një shkak shqetësimi për disa prej qytetarëve bullgarë. Frika më e..
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të..