Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertët po kërkojnë një kundërmasë ndaj migracionit në Ballkan

Foto: podkrepa.org

Të ardhurat dhe përmirësimi i cilësisë së jetës janë faktorët kryesorë në luftën kundër migracionit dhe fenomenit të “ikjes së truve”. Rreth kësaj u bashkuan pjesëmarrësit e një konference ndërkombëtare në Sofje, kushtuar integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në forum marrin pjesë sindikalistë dhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Rumania, Shqipëria, Franca, Austria.

"Të gjitha vendet e Ballkanit vuajnë nga i ashtuquajturi fenomen "ikja e truve" për dy arsye - eliminimin e mjeteve të jetesës dhe mundësinë që kjo fuqi punëtore të lëvizë lirshëm. Një forcë punëtore shumë e kualifikuar që punon me paga të ulëta mund të ekzistojë vetëm në kushtet e një diktature” - tha kryetari i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov.

Sipas ekspertëve, emigracioni i vazhdueshëm dhe varfëria në rritje në rajon jo vetëm që e pengojnë procesin e integrimit europian, por edhe thellojnë hendekun në standardet e jetesës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD