Pasi Banka Qendrore Evropiane rriti me 0.5% normën kryesore të interesit në fillim të shkurtit, një muaj më vonë edhe Banka Popullore Bullgare e rriti atë me 0.35%. Kështu, nga 1 marsi norma kryesore e interesit bëhet 2.17 për qind dhe për herë të parë ndër vite treguesi kalon dy për qind nga 1.82 për qind në shkurt.
Përqindja e interesit kryesor, në fuqi nga dita e parë e çdo muaji kalendarik, është e barabartë me vlerën mesatare aritmetike të vlerave të indeksit LEONIA Plus, për ditët e punës të muajit të kaluar kalendarik. Indeksi është një vlerë mesatare e normave të interesit për të gjitha transaksionet për sigurimin e depozitave të pasigurta njëditore në levë bullgare në tregun ndërbankar në Bullgari. Ai është teknik, por pasqyron qartë tendencën e rritjes së normave të interesit dhe është i rëndësishëm për llogaritjen e kamatëvonesave.
Pagesat në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai shtoi se është optimist për marrjen e kësteve të vonuara dhe fondeve të mbetura nga Plani. Sipas..
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj..
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i..