Një njësi kombëtare koordinimi do të monitorojë dhe kontrollojë çmimet e ushqimeve. Një urdhër për këtë e nënshkroi sot kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ai kujtoi se rritja e çmimit të produkteve ushqimore është një çështje e dhimbshme për një pjesë të madhe të bullgarëve. Zëvendëskryeministri për politikat ekonomike, Hristo Aleksiev, do të udhëheqë strukturën, e cila duhet të propozojë masa në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe evropian. Në kërkim të zgjidhjes së problemit me çmimet e larta të ushqimeve, kabineti zyrtar do të kërkojë dialog me zinxhirët e shitjes me pakicë. Shteti do të zhvillojë bisede me ta, jo luftë, theksoi Donev.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..