Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Operatori Asen Shopov – i suksesshëm në profesionin e tij në Çeki, por i dashuruar me Bullgarinë

Foto: Gergana Mançeva

Kush nuk e njeh qytetin tonë turistik bregdetar Sozopoll, kush nuk ka kaluar të paktën një herë në jetën e tij pushimet aty... Sozopoll, me shtëpitë e vjetra prej druri dhe rrugët e ngushta me kalldrëm që të çojnë drejt e në breg të detit, u bë frymëzim për operatorintonë të talentuar dhe fotografit Asen Shopov. Ai njihet mes profesionistëve më së shumti në Pragë sesa në vendlindjen e tij në Sofje, pasi ka jetuar atje për 40 vjet. Asen Shopov së fundmi është kthyer në vendlindje, me ftesë nga Qendra Çeke në Sofje, ku është hapur ekspozitë me fotografitë e tij artistike. Në lidhje me objektet e imagjinatës së tij në Sozopoll Asen Shopov thotë: "Këtu, si askund tjetër, ndiej një lloj harmonie intime dhe gradualisht mbushem me frymëzim për plane dhe ëndrra të reja... qyteti më mbështjell me sekretet e tij mijëravjeçare, ndërsa afërsia e detit të kujton përjetësinë.Sozopol ka shumë, shumë fytyra”. Rezulton se, përveç për bullgarët, ky është një vend i preferuar për shumë turistë nga Çekia, të cilët shpesh vizitojnë Detin e Zi bullgar.

Asen Shopov u nis rastësisht për në Çeki, pasi kreu shërbimin ushtarak në vendin tonë. Në atë kohë në Akademinë e Artit të Teatrit dhe Filmit nuk pranoi studentë tre vite rradhazi për të gjitha degët e kinemasë. Kjo bëri që fotografi i ri në vitin 1984 të vazhdonte shkollimin në Akademinë e Filmit FAMU në Pragë. U diplomua në degën “Operatori në Kinema dhe Televizion ”, ndërsa sot është profesor i asociuar i filmit, televizionit, artit fotografik dhe mediave të reja. Ai u shfaq në një sërë projektesh të njohura filmike, televizive dhe komerciale. Padyshim që ai zë një vend të spikatur në mesin e operatorëveçekë, ku më i njohur u bë me pjesëmarrjen e tij në xhirimet e filmit "Zelary" /Çeki, Austri, Sllovaki/, i cili u nominua për "Oscar" për filmin më të mirë të huaj në vitin 2004.

Në ekspozitën “Sozopoli ynë”, me të cilën Shopov u kthye në vendlindje, bie në sy dëshira e tij për të evituar xhirimet dokumentare të objekteve, dhe përpjekjet e tij për t’u dhënë atyre një pamje jotradicionale, madje “impresioniste”. Por pikërisht ky është sharmi i artit, që mund të befasojë dhe provokojë publikun. “Kjo nuk është ekspozita ime e parë, e para ishte në Studentski dom /në Sofje/ kur isha 17 vjeç. Ajo ishte me fotografi bardh e zi, atëherë fillova të kuptoj sekretet e fotografisë” – thotë Asen Shopov për rrugëtimin e tij në art:

“Edhe pse ky ishte si një hap i parë drejt kinematografisë, dashuria për fotografinë mbeti, por mundohem të bëj dallimin mes dy disiplinave /kinematografisë dhe fotografisë/, të cilat janë sa të ngjashme aq edhe krejtësisht të ndryshme. Praga më pëlqen shumë, është një qytet i bukur, por jam i dashuruar edhe me Sozopollin dhe Bullgarinë në përgjithësi. Ndonëse kam 40 vjet që jam jashtë vendit, nuk kam reshtur të ndihem një bullgar. Dëshmi për këtë është kjoekspozitë, e cila i kushtohet Sozopollit dhe ndjesive që kam për këtë qytet.

Sozopollin e kam vend të preferuar, unë kam shkuar atje që fëmijë me prindërit dhe vëllain tim. Kam një jetë të tërë që e fotografoj Sozopollin, por më pas, në vitin 2020, për shkak të pandemisë, megjithëse në sezonin e verës, qyteti ishte pothuajse pa turistë. Kjo më frymëzoi të përveshja mëngët dhe të fotografoja. Vendi im i preferuar është pjesa e vjetër e qytetit, veçanërisht kisha“Fjetja e Shenjtë e Virgjëreshës”, e cila është ndërtuar në shekullin e XV. Ajo është pothuajse tërësisht në tokë për shkak të rregullave që ekzistonin atëherë brenda Perandorisë Osmane. Por më duhet të pranoj që natyra ime /si kameraman dhe fotograf/ nuk janë dokumentarët, preferoj gjërat e stilizuara, ku atmosfera krijohet me anë të dritës, dekorit, lëvizjes së kamerës. Në fakt, gjëra që janë më tepër të inskenuara sesa një kopje e realitetit. Ky është roliim në punën time profesionale. Por për sa i përket shkollëspër dokumentarë në Çeki, ajo është ka një shumë të lartë në ditët e sotme.”

Për të arritur sukses në një vend të huaj, Asen Shopov vendos së pari komunikimin me njerëzit atje dhe me kolegët. Që në fillim të studimeve në Çeki, ai mësoi gjuhën çeke dhe kjo e ndihmoi të ndihej mirë dhe të pritej mirë:

“Mendoj se nuk ka dallim të madh mes nesh dhe çekëve tani. Është e vërtetë që para ndryshimeve ata trajtonin me pak përbuzje jo vetëm Bullgarinë, por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit, megjithëse nuk kishin zgjidhje tjetër në atë kohë për të dalë në det, përveçse të vinin në resortet tona. Megjithatë, sot jemi të gjithë në BE, ndaj nuk ndjej dallime në mentalitet. Natyrisht, ne kemi më tepër temperament, jemi më të ndjeshëm, sepse jemi një popull jugor, dhe ata janë pak më të përmbajtur. Ajo që do të doja të shihja edhe në shoqërinë tonë është më shumë saktësi dhe më shumë disiplinë personale në punë. Na mungon ende kjo. Duke u kthyer në shtëpi, jam pak i mërzitur nga rrugët e pista dhe pakujdesi të tjera të tilla, por më duhet të pranoj se që nga hera e fundit që kam qenë këtu në vitin 2020, shumica e fotografive, deri më tani, gjërat në Bullgari kanë ndryshuar shumë për më mirë. Mund të shihet se shumë prej ndërtesave në Sofje janë riparuar dhe kjo më gëzon shumë”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Gergana Mançeva, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD