Inflacioni vjetor i produkteve ushqimore në janar ka qenë 24,5%, njoftoi ministri i bujqësisë Javor Geçev në një konferencë për media lidhur me masat për kontrollin e çmimeve të larta të ushqimeve në zinxhirët komercialë. Kulmi ishte në muajin nëntor, kur indeksi arriti në 26.1%. Gjatë kontrolleve janë konstatuar marzhe të pashpjegueshme për disa produkte si vezë, gjalpë, djathë etj. Me praktika jokorrekte, zinxhirët e shitjes me pakicë stimulojnë konsumatorët të blejnë mallra me çmime të fryra. Për shembull, njoftohet se një produkt "është me çmimin më të ulët vetëm sot". Në praktikë, çmimi nuk është as vetëm "sot", as më i ulëti, por 20-30% më i lartë se në objektet konkurruese.
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..