Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

5621 kandidatë do të luftojnë për një vend në Legjislaturën e 49-të Kuvendit Popullor

Foto: Ivajllo Mihajllov

Në orën 00:00 të mbrëmjes së sotme nis fushata parazgjedhore për zgjedhjet për Legjislaturën e 49-të Kuvendit Popullor. Janë 5621 kandidatura për parlamentin bullgar prej 240 vendesh, disa prej tyre janë regjistruar në dy lista, njoftoi zëdhënësja e KQZ-së, Rosica Mateva. Në garën e 2 prillit do të marrin pjesë 14 parti, 7 koalicione dhe dy kandidatë të pavarur. Për herë të parë në këto zgjedhje në Bullgari do të ketë monitorim me video. Fushata zgjedhore duhet të zhvillohet në bullgarisht.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për votim jashtë vendit është 7 marsi dhe deri më 11 mars KQZ duhet të përcaktojë numrin e qendrave të votimit jashtë vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 shkurtin

Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..

botuar më 25-02-11 7.35.MD
Aeroporti i Sofjes

Aeroportet ndërkombëtare në Bullgari do të pajisen me sisteme anti-drone

Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..

botuar më 25-02-11 5.54.MD

Rada ukrainase miratoi blerjen e reaktorëve bërthamorë rusë nga centrali atomik bullgar “Belene”

Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..

botuar më 25-02-11 3.51.MD