Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kremtojmë 3 marsin me festime në mbarë Bullgarinë

Monumenti i Lirisë në majën Shipka
Foto: BGNES

Më 3 mars e gjithë Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 145 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.

Prej orës 11:00, presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, ku do të bëhen homazhe për kujtimin e heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Nga ora 18:30 në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet në një ceremoni të posaçme, Radev do të përshëndesë njësitë përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare.

Maja historike Shipka në malin Stara Pllanina është qendra e festimeve, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Gëllëb Donev. Aktivitetet fillojnë në orën 11.00.

Në Krumovgrad do të vendosen kurora me lule para monumenteve të luftëtarit rus dhe kapitenit Petko Vojvoda.

Në Lloveç, kujtimi i luftëtarëve rusë dhe banorëve vendas, që dhanë jetën për Çlirimin, do të nderohet njëkohësisht para monumenteve të Caço Shishkovit, Gurit të Përgjakur dhe para 12 monumenteve në Rrugën e Miqësisë Bullgaro-Ruse në parkun "Stratesh".

Në Burgas, qytetarët e kremtojnë festën me rituale solemne, një valle të madhe dhe një paradë me automjete. Për të gjashtin vit, ajo do të kalojë nga qendra dhe do të shkojë në qytetin e Bëllgarovos për të nderuar kujtimin e të krishterëve që u vranë në kishën e Shën Athanasit në 1878.

Foto: BNR

Një kortezh me pishtarë nën titullin “Të ndezim zjarrin e patriotizmit” organizohet nga Komuna e Berkovicës. Ngjarja tërheqëse do të zhvillohet në Ballkanin e Berkovicës në pistën e skijimit “Kom” nga ora 18:30.
Foto: Komuna e Berkovicës
Foto: BGNES, BNR, Komuna e Berkovicës


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

INSAIT dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets do të punojnë së bashku në fushën e inteligjencës artificiale

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një program të përbashkët me Laboratorin për Inteligjencë Artificiale të Institutit të Teknologjisë në..

botuar më 25-07-02 4.55.PD

Tetë bizonë të rinj u vendosën në Rodopet Lindore

Gjithsej tetë bizonë të rinj (dy meshkuj dhe gjashtë femra) u sollën në dy faza gjatë muajit qershor në zonën e fshatit Zhenda, në Rodopet Lindore, nga fondacioni “Rodopet më të egra”, njoftoi BTA. Dy prej bizonëve janë pajisur me jakë me transmetues..

botuar më 25-07-01 7.33.MD

Ekipet olimpike të shkencave natyrore u nderuan me flamurin kombëtar

Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave u theksua se në vitin 2024 olimpistët bullgarë në shkencat natyrore..

botuar më 25-06-30 1.11.MD