Armët e furnizuara nga Perëndimi "rrjedhin" nga Ukraina për në pikat e nxehta jashtë vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të G-20 kushtuar luftës kundër terrorizmit, transformimit digjital, bashkëpunimit humanitar dhe reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë. Sipas diplomatit rus, rritja e terrorizmit është provokuar kryesisht nga ndërhyrja e jashtme e Perëndimit në punët e brendshme të shteteve sovrane.
Në sfondin e luftës njëvjeçare në Ukrainë, oligarku rus Oleg Deripaska paralajmëroi se "ekonomia e sëmurë ruse mund të mbetet pa para vitin e ardhshëm, pasi do të jetë e vështirë të zëvendësohen investitorët perëndimorë", raportoi korrespondenti i BNR në Londër, Veselin Paunov, duke cituar. Gazetën britanike “Times”. Magnati i energjisë dhe metaleve, i cili është i afërt me sundimtarët e Kremlinit ka lëshuar një kritikë të fshehtë ndaj Presidentit Vladimir Putin, duke thënë se "qeveria duhet të ndalojë së ëndërruari për një vend të veçantë të Rusisë në botë dhe të merret me problemet e veta". Oligarku ka parashikuar se një de-përshkallëzim i konfliktit nuk pritet të paktën deri në mesin e vitit 2025 dhe ka paralajmëruar për katastrofë nëse Rusia nuk arrin ta orientojë ekonominë e saj drejt lindjes tek vendet"miqësore" që nuk kanë vendosur sanksione.
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
Një nga hapat kyç në zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit në Çiren - ndërtimi i infrastrukturës mbitokësore dhe instalimi i kompresorëve të rinj - tashmë ka përfunduar, duke lejuar që sasitë më të mëdha të gazit natyror të pompohen me..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..