Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozuan çmontimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike

Foto: Ani Petrova

Me tetë vota “pro”, zero “kundër” dhe një “abstenim”, këshilltarët bashkiakë nga Komisioni për Arsimin dhe Kulturën në Sofje votuan për zhvendosjen e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike. “Bullgaria Demokratike” dhe GERB votuan  për çmontimin e monumentit 45 metra. Kundërshtimin e ka shprehur BSP-ja, e cila në mënyrë demonstrative u larguan nga salla para votimit. Përfaqësuesi i VMRO-së u abstenua.

“Është e rëndësishme të bëhet hapi i parë, i cili pritet prej 30 vitesh. Monumenti i pushtuesit, tri herë më i lartë se ai i Vasil Levskit në Sofje, duhet ta lirojë këtë hapësirë”, tha Marta Georgieva nga “Bullgaria Demokratike”.

“Beteja jonë me monumentet nuk zgjidh asnjë problem. Është e njëjta logjikë që dikush në Këshillin Bashkiak të vendosë t’ia zhvendosë monumentin e pilotëve amerikanë që bombarduan Sofjen në hyrje të Varrezave Qendrore”, kundërshtoi Kallojan Pargov nga BSP.

Raporti për heqjen e monumentit u paraqit për shqyrtim nga “Bullgaria Demokratike” tri vjet më parë. Propozimi duhet të votohet edhe në seancë të Këshillit Bashkiak.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoqëria është e ndarë për kundërvënien e ndryshimeve klimatike

Gjysma e bullgarëve e konsiderojnë përshtatjen me klimën një përparësi kombëtare, sipas një studimi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). 96% e të anketuarve janë të mendimit se është e rëndësishme që vendi të përshtatet me ndryshimin e klimës, por..

botuar më 24-11-12 9.32.PD

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2024

Ditën e martë pjesa më e madhe e vendit do të mbetet kryesisht me vranësira. Në Bullgarinë Veriore dhe Lindore do të ketë reshje shiu, të përziera me borë në disa rajone. Do të jetë pothuajse pa reshje shiu dhe me më shumë orë dielli në rajonet..

botuar më 24-11-11 7.35.MD
Bojko Borisov

Borisov propozoi një koalicion të katërfishtë

Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të formohet pa "DPS - Fillimi i Ri" të Peevskit, pa "Aleancën për të Drejta dhe Liri" të Doganit, pa..

rinovuar më 24-11-11 6.36.MD