Në kuadër të ekspozitës më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse në Berlin, Bullgaria mori një vlerësim prestigjioz nga Shoqata e Gazetarëve të Turizmit të Paqësorit, e cila mbulon rreth 7000 gazetarë. Vendi ynë është vlerësuar me çmimin “Destinacioni më i mirë për rajonin e Ballkanit” për vitin 2023, ndërsa ministri bullgar i turizmit Ilin Dimitrov mori çmimin “Ministri për rajonin e Ballkanit për vitin 2023”. Çmimi është dëshmi e politikave të suksesshme që po ndjek vendi ynë në drejtim të rimëkëmbjes dhe rritjes së industrisë së turizmit, e cila ka vuajtur shumë nga një sërë ngjarjesh negative vitet e fundit, theksojnë nga qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Bullgaria dëshiron të presë një forum botëror për turizmin aventurierSofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..