Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulmet ajrore ruse goditën 8 objektiva të energjisë ukrainase

Foto: REUTERS

Sulmet ruse me raketa kundër të gjithë territorit të Ukrainës më 9 mars ishin më të mëdhenjtë që nga fillimi i vitit 2023 dhe çuan në viktima civile, ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes në zonat e banuara.Situata është më e vështirë në rajonet Harkov dhe Zhitomir, tha presidenti Vollodimir Zelenski. Gjendja është gjithashtu serioze në rajonet Odesa, Dnipropetrovsk, Zaporozhie dhe në Kiev.

SHBA-të i dënuan sulmet, ndërsa vendet evropiane bënë thirrje që Ukraina të pajiset me avionë luftarakë për vetëmbrojtje. Nga 95 raketat e lëshuara, 7 prej të cilave ishin supersonike, Ukraina rrëzoi 34. Rusia goditi 8 objekte energjetike të Ukrainës. Sipas Institutit për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, qëllimet e terrorit ajror janë thjesht propagandë. Sulmet me raketa nuk do të dëmtojnë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar dhe nuk do të përmirësojnë pozicionet ruse në front, theksojnë nga ISW.

Gjashtë muajt e ardhshëm në fushën e betejës janë kritikë për konfliktin në Ukrainë, tha drejtori i CIA-s, William Burns, në një seancë dëgjimore përpara Komitetit të Përzgjedhur të Kongresit të SHBA-së. Ushtria ruse do të jetë në gjendje të arrijë suksese taktike, por sipas inteligjencës amerikane, ato nuk do të jenë të rëndësishme, citon fjalët e Burns AFP.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, sipas mendimit të tij, presidenti rus Vlladimir Putin nuk ka ndërmend të negociojë përfundimin e luftës në Ukrainë, njoftoi Reuters. Kancelari theksoi se vetë Ukraina duhet të vendosë se në çfarë kushtesh është e gatshme të pranojë paqen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli Ekonomik dhe Social propozon një ndryshim urgjent në zonat evropiane të planifikimit në Bullgari

Këshilli Ekonomik dhe Social i vendit ka miratuar një qëndrim mbi "Rajonet për planifikim në Bullgari" dhe propozon ndryshimin e tyre me qëllim nxitjen e zhvillimit rajonal. Këshilli Ekonomik dhe Social konsideron se ka një çekuilibër serioz në zhvillimin..

botuar më 24-12-16 11.46.PD

Nuk ka asnjë kërcënim për bregdetin bullgar nga derdhja ruse e naftës pranë Kerçit

Në çdo rast, ne po flasim për një eko-katastrofë. Pyetja është nëse do të jetë vendas, rajonal apo ndërkombëtar, komentoi për BNR ish-ministri i ekologjisë Borisllav Sandov pas incidentit me dy cisterna ruse të naftës përballë ngushticës së Kerçit. "Bëhet..

botuar më 24-12-16 10.07.PD
Lideri i GERB Bojko Borisov

Nisin negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e parë parlamentar

Negociatat për formimin e qeverisë mes GERB-it dhe forcave parlamentare të ftuara nga partia do të zhvillohen ndërmjet 16 dhe 20 dhjetorit. Bisedimet politike do t'i paraprijnë dorëzimit nga presidenti të mandatit të parë në Asamblenë e 51-të Kombëtare për..

botuar më 24-12-16 9.48.PD