Për fat të mirë, për shkak të shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga dëbimi në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Bullgari dhe në Sofje nuk ka muze apo memorialë të Holokaustit, siç ka shumë në Evropë. Në kryeqytetin tonë nuk ka vende për përkujtim të llojit të memorialëve në Berlin - pranë Portës së Brandenburgut apo Muzeut Hebre - Libeskind-Bau.
Fatkeqësisht, dallimet në leximin dhe interpretimin e dokumenteve historike mbeten në shoqërinë bullgare. Për shkak të vlerësimeve ideologjike, ende nuk ka një tregim objektiv historik për shpëtimin e hebrenjve bullgarë dhe rolin e shpëtimtarëve konkretë. Ndoshta për këtë, Sofjes do t’i mungojë gjatë një muzeu për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por të paktën nuk ka mosmarrëveshje për shënimin e datës - 10 mars. Në vitin 1943, më 10 mars, në zyrën e ministrit të punëve të brendshme, Petër Gabrovski, përfundoi i ashtuquajturi aksion i Kjustendillit për shpëtimin e hebrenjve bullgarë. Nënkryetari i Legjislaturës së 25-të të Kuvendit Popullor, Dimitër Peshev, kryesoi një delegacion deputetësh te ministri dhe e detyroi atë për t’i thirrur në telefon dhe për të anuluar të gjitha përgatitjet për dëbimin e hebrenjve bullgarë. Prapaskenat që rrethojnë të gjithë aksionin dhe rolin e pjesëmarrësve të fshehur e të hapur ende debatohen, edhe sot e kësaj dite, por ngjarja shënohet njëzëri si data e shpëtimit.
Ku në Sofje mund të respektohet vepra e shpëtimtarëve?
Më të vjetrat në kohë janë tri pllakat përkujtimore në rrugën “Moskovska”, afër tempullit “Sveta Sofia”.
Ato janë kopje të pllakave të vendosura në Pyllin Bullgar në Jerusalem në vitin 1999, me insistimin e hebrenjve bullgarë nga Los Anxhelosi. Ato u hoqën në vitin 2000 nga organizata joqeveritare Fondi Kombëtar Izraelit. Kjo bëhet me kërkesë të trashëgimtarëve të mbijetuar në Izrael të 11 343 hebrenjve të deportuar nga Deti i Bardhë dhe Maqedoni. Pllakat i kushtohen Mbretit Boris III dhe Mbretëresha Joana, Mitropolitit bullgar Stefan dhe Nënkryetarit të Legjislaturës së 25-të Kuvendit Popullor Dimitër Peshev, si dhe vetë aktit të shpëtimit. Ato janë shkruar në tri gjuhë - hebraisht, anglisht dhe bullgarisht. Sot anës pllakave në kryeqytet ka një mbishkrim shpjegues për restaurimin e tyre.
Në vitin 2016, monumenti për shpëtimin e hebrenjve bullgarë u hap në lulishten midis Parlamentit, Akademisë Kombëtare të Arteve dhe Universitetit të Sofjes.
Sipas autorëve të tij Momçill Cvetkov dhe Georgi Cvetkov, kompozimi simbolizon përqafimin e një figure mashkullore dhe femërore me një fillim të përbashkët. Trupat e tyre përvijojnë një zemër në të cilën ndodhet Ylli i Davidit. Në vitin 2018, një kopje e dytë e memorialit u zbulua në zonën e bukur bregdetare të Tel Avivit. Në mbishkrimin dygjuhësh bullgaro-anglisht pranë monumentit lexohet: “Ne përkulemi para këtij shpëtimi unik dhe vajtojmë për ata më shumë se 11 000 hebrenj nga Greqia e Veriut dhe pjesë të ish-Jugosllavisë nën administrimin bullgar, të cilët u deportuan dhe u vranë në kampin e vdekjes Treblinka”.
Në hyrje të lulishtes përballë kishës “Shën Gjergji”, me rastin e 70-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, u ngrit një monument i ish-nënkryetarit të Kuvendit Popullor dhe ministër i drejtësisë Dimitër Peshev.
Skulptori është Ivan Minekov. Figura është një kopje e bustit të politikanit të vendosur në ndërtesën e Këshillit të Evropës në Strasburg në vitin 2000. Parku rreth kishës është një nga vendet e pakta të vizituara nga Peshev në Sofje pasi u lirua nga burgu në vitin 1946 dhe mbijetoi i mjerë, pa të drejtën për të punuar dhe për të fituar jetesën. Ai banonte jo shumë larg, në rrugën “Neofit Rilllski” 47, në banesën e motrës së tij, nën banesën e tij të sekuestruar nga pushteti i popullit.
Një pllakë përkujtimore u vendos përpara të ashtuquajturës “kooperativë e Kjustendillit” në kryeqytet, ku vdiq shpëtimtari në vitin 1973. Këtu rrallë do të shihni lule të vendosura.
E përbashkëta e 4 vendeve të lartpërmendur është se na rikthejnë në kujtesën e shpëtimit, që nuk është vetëm një akt i njëhershëm, por na kujtojnë edhe fatin e shpëtimtarëve. Ato nuk mund të harrohen. Për këtë janë monumentet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo Ivanov
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..