Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështirësi në vërtetimin e origjinës bullgare ndalon aplikantët për shtetësi

Foto: arkiv

Gjithnjë e më pak maqedonas duan të bëhen shtetas bullgarë në 3 vitet e fundit. Arsyeja nuk është aq në marrëdhëniet e ndërlikuara dypalëshe, por në ndryshimet ligjore të vendosura nga Sofja. Në vitin 2019 janë hapur 10 688 dosje për aplikimet e maqedonasve për shtetësi në bazë të origjinës së tyre bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të cituara nga gazeta “24 Çasa”. Në 3 vitet e ardhshme, ato arritën në pak më shumë se 8000. Në të njëjtën periudhë, 24 370 maqedonas morën nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së tyre bullgare. Dokumentet e lëshuara për nënshtetësinë bullgare janë më shumë se kërkesat e depozituara, sepse janë nga procese të nisura shumë kohë më parë. Mesatarisht, procedura zgjat 2-3 vjet.

Pikërisht në dëshminë e origjinës bullgare qëndron arsyeja që gjithnjë e më pak maqedonas paraqesin dokumente për shtetësi bullgare. Është një nga arsyet kryesore pse jo vetëm ata, por edhe shqiptarët, serbët, moldavianët, ukrainasit etj. gjithnjë e më pak aplikojnë për pasaportë bullgare. Zakonisht, përkatësia vërtetohet me dokumente zyrtare të shtetit bullgar ose të institucioneve bullgare që i përkasin prindërve, gjyshërve të aplikantëve. Në shumë raste ato janë të humbura ose të zhdukura. Kjo vlen kryesisht për njerëzit nga ish-republikat jugosllave si Maqedonia e Veriut, ku gjatë okupimit serb bullgarët iu nënshtruan persekutimit dhe represionit. Kjo ka bërë që shumë prej paraardhësve të asgjësojnë çdo dokument që vërteton prejardhjen bullgare.

Për shkak të mungesës së një qeverie të rregullt prej më shumë se një viti, nuk mund të krijohet Këshilli Konsultativ i kërkuar me ligj, i cili do të vërtetojë origjinën bullgare të kandidatëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë gjithnjë e më të hapur ndaj shijeve të reja, thotë francezi Benoît Garbolino

27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..

botuar më 25-06-24 7.30.PD

Universitete nga Ballkani bashkëpunojnë me degën e Universitetit të Ruses në Razgrad

Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad  (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..

botuar më 25-06-22 5.55.PD

Klimatologu Prof. Georgi Raçev: Ka ujë, por shteti nuk po e menaxhon siç duhet resursin

Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..

botuar më 25-06-20 7.50.MD