Ministri bullgar i energjetikës Rosen Hristov u takua në Paris me udhëheqjet e kompanive energjetike franceze Framatom dhe EDF. Tema kryesore e bisedimeve ishte bashkëpunimi në energjinë bërthamore. U diskutuan kushtet e furnizimit të karburantit të freskët bërthamor francez për bllokun № 6 të Centralit të vetëm Bërthamor në Bullgari – “Kozlloduj”, pas marrëveshjes së nënshkruar për këtë më 30.12.2022.Disa ditë më parë, një marrëveshje për furnizimin e karburantit për Njësinë № 5 u nënshkrua me “Westinghouse Electric Sweden AB”.
“Siguria është e mundur vetëm duke diversifikuar furnizimet, kështu që Bullgaria, ashtu si modeli çek, do të ketë të paktën dy furnizues të karburantit të freskët bërthamor. Në këtë mënyrë ne i plotësojmë jo vetëm kërkesat evropiane, por ndjekim edhe praktikat më të mira afariste dhe tregtare”, tha Hristov.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..