19 intelektualë bullgarë nga vendi dhe jashtë vendit i dërguan letër Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev, Kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev dhe Ministrit të Jashtëm Nikollaj Millkov se veprimet kufizuese të autoriteteve serbe ndaj shtetasve me origjinë bullgare Dimitar Treperski dhe Daniela Mihajlovic në Bosilegrad të Serbisë janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njohura ndërkombëtarisht të shprehjes personale dhe lirisë së fjalës. Kjo është në kundërshtim me të drejtat e pakicave të bullgarëve në Serbi, të garantuara me kushtetutën serbe. Dërguesit e letrës kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme zbardhjen e rastit dhe thirrjen e ambasadorit të Serbisë në Sofje për shpjegim, si dhe referimin e autoriteteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Parlamentin Evropian.
Ndalimi i paligjshëm policor i dy aktivistëve bullgarë u bë më 11 mars gjatë vizitës së shkurtër të presidentit serb Aleksandar Vučić në Bosilegrad, raporton BGNES.
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..