Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë një vit më parë, 8231 civilë ukrainas kanë vdekur. Numri i të plagosurve është 13 734, njoftoi Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. 3664 burra, 2173 gra dhe 494 fëmijë janë konfirmuar të vdekur. Gjinia e 1900 të rriturve që vdiqën, kryesisht në bombardime, nuk është përcaktuar. Sipas OKB-së, 17 619 nga viktimat (6372 të vdekur dhe 11247 të plagosur) ishin në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Vetëm për periudhën nga 1 deri më 12 mars, OKB-ja ka identifikuar 84 raste të reja të civilëve të vdekur ukrainas dhe 209 të plagosur. Organizata botërore thekson se numri real i popullatës civile të lënduar është dukshëm më i lartë për shkak se të dhënat nga vendet e luftimeve të ashpra janë vonuar. Që nga viti i kaluar, të dhënat përfundimtare nga Mariupol, Lisiçansk, Popasnaja dhe Severodoneck, të cilat janë nën pushtimin rus, ku ka viktima të shumta civile, ende nuk janë të qarta, raporton REUTERS.Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..