Komisioni Evropian nuk do të përgatisë një dokument shtesë për Bullgarinë në kuadër të raportit për sundimin e ligjit në korrik. Kështu deklaroi për BNR Komisioneri Evropian për Drejtësinë, Didier Reynders. Një kërkesë të tillë të mundshme nga Holanda e ka përmendur javën e kaluar edhe ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev. Raporti i veçantë duhet të shërbejë si bazë për heqjen e vetos holandeze kundër pranimit të Bullgarisë në Shengen, njoftoi në atë kohë Demerxhiev.
Komisioneri evropian Reynders përkujtoi se raportet janë përgatitur duke përdorur të njëjtën metodologji për të gjitha vendet anëtare dhe bëri të ditur se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë nga Holanda në Komision për një raport të tillë.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..