Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

190 000 migrantë janë ndaluar në kufirin me Turqinë në vitin 2022

Foto: BGNES

Presioni i paprecedentë i emigrantëve ndaj Bullgarisë është rritur me 30% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, një numër shumë i vogël i përpjekjeve për hyrje të paligjshme janë të suksesshme, tha Ministri i Brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev në Stara Zagora. Në vitin 2022, autoritetet bullgare penguan 190 000 persona të kalojnë ilegalisht kufirin me Turqinë, shtoi Demerxhiev dhe theksoi se gjithnjë e më shumë të huaj përfshihen në trafikun e emigrantëve për pagesë. Ai i bëri thirrje parlamentit të ri të miratojë ndryshime në Kodin Penal për të penguar migrimin e paligjshëm.

Demerxhiev tha se negociatat për sigurimin teknik të 110 km nga kufiri janë duke vazhduar dhe tashmë janë ndarë 141 milionë euro nga BE-ja për këtë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD