Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 0° deri në 5°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira nga perëndimi dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° në perëndim deri në 17° në jug, në kryeqytet do të jetë 11°.
Pas mesditës do të ketë vranësira përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 8° -13°. Uji i detit është 8°- 9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat malore. Në lartësinë mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m 1°.
Të enjten moti do të jetë me shi. Në zonat e larta reshjet e shiut do të përzihen me borë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë do të jetë me shi përgjatë linjës nga Shën Petersburgu për në Budapest dhe në Ballkan. Në pjesën tjetër të kontinentit do të mbajë vranësira të pjesshme dhe në jug me diell. Në Londër pritet 8°, në Moskë -5°, në Berlin do të jetë deri në 7°, në Paris - 11°. Në Madrid moti do të jetë më i ngrohtë - 20°, në Romë - 18°, në Athinë dhe Bukuresht -16°, në Stamboll – 13°. Në Beograd do të jetë 9°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 2° dhe 3°, në Vankuver dhe në Çikago - respektivisht 9° dhe 1°. Deri në 14° pritet në Los Anxhelos, 24° në Miami, 23° në Meksikë, 33° dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë deri në 30°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 13° dhe 22°.Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..