Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, i përfaqësuar nga Fakulteti Juridik në garat ndërkombëtare të së drejtës NICA Law School Ranking, u rendit i pari në Evropë dhe i treti në botë për vitin 2022. Zyra e shtypit e universitetit thekson se renditja krahason fakultetet juridike në mbarë botën në bazë të konkurseve të zhvilluara. Pikët jepen sipas numrit të ekipeve që morën pjesë në garë, nivelit të tyre dhe raundit që arritën.
Në renditjet, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Sofjes është në vendin e dytë në botë në fushën e “Arbitrazhit Ndërkombëtar” dhe në vendin e gjashtë në “E Drejta Private Ndërkombëtare”. Fakulteti i Drejtësisë është ndër të parët në fushat: “Ndërmjetësimi dhe Negociatat”, “E Drejta e Bashkimit Evropian”, “E Drejta Humanitare Ndërkombëtare”, “E Drejta Publike Ndërkombëtare” dhe “E Drejta Ndërkombëtare në fushën e të Drejtave të Njeriut”.
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..