Avionët luftarakë rusë Su-27 detyruan një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni e dënuan incidentin, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se avionët e saj luftarakë nuk kanë qenë në kontakt me dronin amerikan. Uashingtoni pretendon se droni ka fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur është kapur nga dy avionë luftarakë Su-27 në mëngjesin e 14 marsit. Pas një sërë lyerjesh me vajgur të hedhur nga avioni rus, penda e dronit është ngjitur dhe droni është fundosur. Sipas TASS, arsyeja e rënies së dronit ka qenë një manovër e papritur.
Moska e sheh incidentin mbi Detin e Zi si një provokim, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, pasi u thirr në Departamentin e Shtetit për një shpjegim. Pala amerikane ka protestuar për shkak të "veprimeve joprofesionale" të palës ruse, tha Antonov. Ai theksoi se Moska nuk është e interesuar për konfrontim, por për marrëdhënie pragmatike me Uashingtonin, raporton REUTERS.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, do të vizitojë më 15 mars fabrikat ushtarake bullgare në Sopot. Atje ai do të takohet me përfaqësues të industrisë bullgare të mbrojtjes dhe do të bisedojë me ministrin në detyrë të mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe zëvendësministren e ekonomisë dhe industrisë Irina Shtonova. Vizita e Bretonit është pjesë e nismës së BE-së për të rritur urgjentisht prodhimin e municioneve për Ukrainën.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..