Alpinisti bullgar Gospodin Dinev u nis për në Katmandu në një ekspeditë për të ngjitur 3 maja të larta mbi tetëmijë metra në Himalaje. Ai pret që ekspedita të përfundojë në maj. Dinev, i cili është 64 vjeç, do të përpiqet të ngjitet në majat Annapurna - 8091 m, Dhaulagiri – 8167 m dhe Makalu – 8485 m. Ai nuk do të përdorë pajisje oksigjeni gjatë ngjitjes.
"Mali është i egër dhe ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, gjëja më e rëndësishme është të jemi të arsyeshëm. Unë kam përvojë dhe jam i kujdesshëm dhe i arsyeshëm," tha Dinev.
Ai është marrë me alpinizëm që nga viti 1976 dhe ishte në Annapurna në vitin 1989 me një ekspeditë kombëtare të Bullgarisë kur vdiq miku i tij Milen Medkov. Dinev ka ngjitur majat Gasherbrum II, 8035 m, dhe Broad Peak në Karakorum, 8051 m.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..