Nuk ka rrezik as për falimentim të shtetit, as për ndërhyrje të FMN-së dhe nevojë të marrjes së borxhit të ri, tha për BNT ministrja e financave në detyrë Rosica Vellkova në lidhje me dy skenarët e botuar në mediat për parashikimin afatgjatë të buxhetit. Ajo siguroi se me një deficit prej 3 për qind, siç parashikohet në projektligjin e kabinetit të buxhetit të shtetit për vitin 2023, financat e vendit janë të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë kërcënim për bordin monetar.
Njëkohësisht, Vellkova komentoi se nëse vazhdon politika e të hyrave dhe shpenzimeve të 2 viteve të fundit, ekziston rreziku që deficiti të rritet në 7 për qind në 4 vitet e ardhshme. Për të siguruar pagesat për vitin aktual, kabineti propozon vendosjen e një kësti të vetëm të tatimit mbi fitimin për gjysmën e dytë të vitit, njoftoi ministri.
Edhe nënpresidentja Ilijana Jotova tha se vendi ynë nuk po përballet me falimentim. Sipas saj, paralajmërimet e ministrit të financave nga dita e djeshme janë një sinjal për të gjithë klasën politike në kohën kur kabineti zyrtar po përgatit projektin e buxhetit të ri të shtetit për këtë vit. “Shpresoj që në ditët e para, pasi do të nisë nga puna legjislatura e re e Kuvendit Popullor, ky buxhet të miratohet, sepse i gjithë vendika nevojë për të”, tha Jotova. Ajo hodhi poshtë akuzat politike se kabineti dëshiron të grabisë paratë e njerëzve. “Unë besoj në kabinetin zyrtar – përderisa ata punojnë dhe ministrja e financave është Rosica Vellkova, as nuk do të ketë falimentim të shtetit, as nuk do të ketë nevojë për borxhe të reja”, përfundoi nënpresidentja.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..