Edicioni i njëzet e shtatë i “Sofia Film Fest” do të hapet sonte në Sofje me dokumentarin gjerman “Zoti i pyjeve”. Regjisori i filmit, Volker Shljondorf, fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Palma e Flroinjtë”, do të pritet në një tapet të gjelbër dhe jo të kuq, pasi këtë vit festivali ndjek idenë e gjelbër të mbrojtjes së mjedisit. Ai do të mbjellë edhe pemën e parë në pyllin “Sofia Film Fest”. E ftuar speciale në festival do të jetë aktorja amerikane Xheralldin Çaplin, e cila do të shpërblehet me Çmimin Sofja të Komunës së Sofjes. Të njëjtin çmim me rastin e 80-vjetorit të tij do ta marrë edhe operatori, regjisor dhe skenarist bullgar Radosllav Spasov.
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..