Bullgaria ka një kapacitet të mirë për të rritur ndjeshëm prodhimin e municioneve dhe furnizimet për klientët e saj aktual nga BE, tha komisioneri evropian për tregun e brendshëm Tieri Breton për “Politico” pas vizitës së tij në Bullgari. “Vendet që kanë rezerva municionesh do të jenë në gjendje t’i japin ato Ukrainës dhe prodhuesit do të jenë në gjendje të rrisin prodhimin e tyre për të rimbushur ato rezerva. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta marr këtë garanci”, shtoi ai. I pyetur nga publikimi për “qëndrimin pro-rus të presidentit Rumen Radev”, komisioneri evropian u përgjigj se nuk sheh ndonjë rrezik të veçantë politik. Dhe i pyetur nëse është e rrezikshme të mbështetemi tek elita bullgare e cila është miqësore me Rusinë, Breton u shpreh se është i inkurajuar nga sinjalet pozitive nga kabineti. Ai theksoi se nuk shqetësohet për besueshmërinë e vendit tonë kur bëhet fjalë për rimbushjen e rezervave të municionit të vendeve të BE-së.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..