“Ministria e Punëve të Jashtme po monitoron me shqetësim në rritje zhvillimet në Maqedoninë e Veriut lidhur me përpjekjet për të kufizuar të drejtën e asociimit të bullgarëve në vend”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së. Ai kujton qëndrimin e djeshëm të Komisionit për shfrytëzimin e emrave personalë në vend, se klubi kulturor bullgar në Manastir nuk mund të quhet “Ivan Mihajllov” - vendim që më pas u miratua nga ministri i drejtësisë. Në të njëjtën kohë, Regjistri Qendror refuzoi kërkesën për harmonizimin e emrit të shoqatës “Mbreti Boris III” në Ohër. E gjithë kjo i jep arsye ministrisë bullgare të theksojë se vendimet e marra nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut bien ndesh me angazhimet e marra në fushën e të drejtave të njeriut dhe detyrimin për të garantuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që identifikohen si bullgarë.
Sipas nënpresidentes Ilijana Jotova, nuk ka asnjë shenjë se qeveria e Maqedonisë së Veriut dëshiron të frenojë gjuhën e urrejtjes ndaj çdo gjëje bullgare dhe autoritetet të ndërmarrin veprime kundër të ashtuquajturve vepra penale. “Komisioni i përbashkët historik nuk po funksionon. Nuk ka asnjë ndryshim në tekstet shkollore për të cilat insistonte pala bullgare dhe as për pretendimet e tjera të Bullgarisë, të cilat janë të shkruara bardhë e zi në protokollin e përbashkët”, tha ajo.
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të Shtetit, Ligjin për Transportin Rrugor dhe Rregulloren për kushtet dhe procedurat e sigurimit të fondeve..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha...
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..